SHKODRA SPORT
Gazeta Shkodra Sport Online
- Website
- shkodrasport.com · all feeds from this site
- Feed URL
https://www.shkodrasport.com/feed/
Read it in your FeedListing reader
Or add to: Feedly Inoreader Raw feed
Latest posts
-
VIDEO/ Talenti shkodran i Interit Alen Vukaj i shënon një supergol edhe Feyenoord
Sulmuesi shkodran Alen Vukakaq gjetur sërish golin në “UEFA Youth League”, në ndeshjen që Interi humbi 3-1 përballë Feyenoord. Talenti i Shqipërisë bëri gjithçka vetë, duke dribluar këdo që i doli përpara dhe me shumë finesë, dërgoi topin me një diagonale perfekte në cepin e…
-
Përballja me Elbasanin, për Vllazninë vlen vetëm një rezultat
Shkruar nga Endri ÇINARI Nuk ka më vend për hapa falsë. Në prag të ndeshjes së javës së 11-të ndaj Elbasanit, te Vllaznia objektivi është i qartë: fitorja dhe vetëm fitorja përballë verdhebluve. Shkodranët vijnë në këtë përballje në një moment delikat të sezonit, teksa pas…
-
Trajneri Bubeqi: Lushnja e zhgënjyer nga barazimi me Basanian
Pas Vllaznisë “B” që e mundi brenda në “Roza Haxhiu”, Lushnja e ka pësuar edhe nga një tjetër skuadër veriore. Këtë herë nga Basania e cila i mori një barazim në shifrat 2-2 brenda në fushën e lushnjarëve. Me këto dy pikë të lëna, Lushnja tashmë ndodhet gjithnjë e më larg kreut…
-
Meritonte çmimin e ‘Lojtarit të Ndeshjes’ në Korçë, Aron Jukaj merr përgëzimet e stafit dhe shokëve të ekipit
Në ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeut, duhej ta merrte ai çmimin e “Lojtarit të ndeshjes”. Kjo falë 4-5 pritjeve shumë vendimtare që bëri sidomos në pjesën e parë, duke e mbajtur në lojë Vllazninë dhe ajo ia doli të barazonte në të dytën dhe të kthehej me një pikë nga Korça.…
-
Megi Doçi – ‘Mbretëresha’ e golit, emblema dhe krenaria e futbollit të femrave në Shqipëri
Nga Ylvi RROJI Ëndrra vazhdon……. Megi Doçi është shumë më tepër se një futbolliste e talentuar. Ajo është një histori suksesi e jashtezakonshme, një simbol i këmbënguljes dhe sakrificës, një emër që ka ngritur lart futbollin e femrave në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Me…
-
Një futbollist i Vllaznisë pjesë e formacionit më të mirë të javës së 10-të të Superiores
Një futbollist i Vllaznisë është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” nga FSHF. Ai është Edon Murataj, i cili dha edhe asistin për golin e Balajt që solli edhe barazimin e kuqebluve në Korçë ndaj Skënderbeut. Në formacionin e javës…
-
Vllaznia ‘B’ furnizon ekipin e parë, tre futbollistë të tjerë drejt firmës me kuqeblutë
Shkruar nga Endri ÇINARI Vllaznia B po kthehet gjithnjë e më shumë në një burim të rëndësishëm lojtarësh për ekipin e parë. Përveç rezultateve pozitive dhe kryesimit të kampionatit në Kategorinë e Dytë, skuadra e drejtuar nga Brikeno Bizi po arrin të nxjerrë në pah elementë të…
-
Në Korçë ishte në pankinë, Andi Hadroj mund të luajë të shtunën disa minuta ndaj Elbasanit
Në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut ai ka qenë në pankinë por stafi teknik vendosi të mos e aktivizonte për asnjë minutë. E kemi fjalën për përforcimin më të ri të Vllaznisë Andi Hadroj. Megjithatë të shtunën që vjen nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë në fushë për disa…
-
Golat e pësuar, Vllaznia ‘vuan’ transfertat
Shkruar nga Endri ÇINARI Problemet në fazën defensive po kthehen në një shqetësim gjithnjë e më të madh për Vllazninë në sezonin 2026-27. Skuadra shkodrane po vijon të pësojë gola në vazhdimësi, duke treguar se prapavija mbetet një prej pikave më të dobëta të ekipit. Edhe në…
-
VIDEO/ Gabriel Kulla në fushë edhe ndaj Fiorentinës. Sulmuesi shkodran rregjistron ndeshjen e dytë në Seria A
Shkruar nga Gjergj KOLA Gabriel Kullaa për të dytën herë këtë sezon zbret në fushë në një ndeshje të Seria A. Ai është vetëm 18 vjeç dhe padyshim që një fakt i tillë është për t’u duatrokitur. Sulmuesi shkodran çdo ditë e më shumë po evidentohet si një lojtar me shumë të ardhme…
-
Ka disa ditë që ka nisur punë, Vllaznia prezanton zëvendëstrajnerin e ri
Ndonëse ka disa ditë që ka nisur punë, vetëm sot Vllaznia ka prezantuar zëvendëstrajnerin e ri të ekipit të parë. Ai është Haris Dalipi i cili ka zënë kësisoj vendin e Ergi Borshit, me të cilin klubi shkodran mbylli bashkëpunimin dy javë më parë. Dalipi vjen nga Akademia…
-
Pas Gjermanisë, Nike i ‘merr’ Adidasit edhe Champions League-n
“Lufta” mes Nike dhe Adidas vazhdon! Kompania amerikane e materialeve dhe veshjeve sportive vetëm pak muaj pasi i mori rivalëve nga Gjermania të drejtën për të “veshur” kombëtaren katër herë kampione të botës tani duket se i ka mposhtur edhe në një tjetër front. Prej sezonit…
-
Vllaznia nxjerr tre kampionë në kampionatet U15 dhe U17. Shkodranët renditen të tretët në klasifikimin ekipor
Shkruar nga Gjergj KOLA Tjetër paraqitje e mirë e mundësve shkodranë edhe në aktivitetin e rradhës ku ata kanë marrë pjesë. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar U15 dhe U17 që u zhvillua ditën e shtunë në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Në kategorinë U15, figurën…
-
LAJMI I FUNDIT/ Sulmuesi shkodran Kulla grumbullohet me ekipin e parë të Sassuolos për ndeshjen ndaj Fiorentinës
Shkruar nga Gjergj KOLA Sassuolo do të presë sot në ora 18:30 në fushën e saj ekipin e Fiorentinës, në kuadrin e ndeshjeve të javës së 10-të të Seria A. Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, për vetë pozitat e vështira ku ato ndodhen në renditje. Ndërkohë një lajm…
-
Alevio Ndoj nga Akademia tek ekipi i parë, Vllaznia prezanton portierin e perspektivës
Te Vllaznia vazhdojnë t’i besojnë elementit të ri dhe firmos e rradhës që është hedhur, është ajo me portierin me perspektivë. 18 vjeçari që luan me ekipin U19 të Akademisë Vllaznia, por edhe stërvitet me ekipin e parë, tashmë ka firmosur edhe të parën kontratë profesioniste.…
-
Golat e shënuar, Vllaznia e ‘varur’ nga dyshja
Shkruar nga Endri ÇINARI Barazimi 1-1 në transfertën e Korçës ndaj Skënderbeut rikonfirmoi edhe një herë një problematikë që ka shoqëruar Vllazninë përgjatë gjithë fazës së parë të kampionatit. Skuadra shkodrane duket se është tepër e varur nga kontributi ofensiv i dyshes Bekim…
-
Ahmataj: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen me Vllazninë që në pjesën e parë me rastet që patëm
Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj ka ende “pishmane” nga barazimi 1 – 1 me Vllazninë, ndeshje e luajtur në Korçë, java e 10-të e Abissnet Superiore. Ahmataj e vendosi theksin te mungesa e konkretizimit në pjesën e parë për t’i dërguar shifrat në 2 – 0: “Nuk mund të them se…
-
Trajneri Laszlo: Kemi probleme në ndeshjet jashtë, sidomos në pjesët e para
Pas barazimit 1 – 1 me Skënderbeun në Korçë, java e 10-të në Abissnet Superiore, ka folur për mediat trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo: “Duhet të flas me ekipin. Kemi 3 ndeshje radhazi që zhvillojmë pjesë të para jo pozitive. Duhet të flisja me lojtarët për atë që bëm në pjesën…
-
Elbasani fiton me përmbysje edhe ndaj Laçit
7 pikë në 3 ndeshje dhe 2 përmbysje radhazi, ky është bilanci i Elbasanit me trajner Glen Dajën. Në sfidën e sotme, verdheblutë mposhtën në “Elbasan Arena” 2 – 1 Laçin. Edhe pse bardhezinjtë nga kurbini shënuan të parët me Traore, minuta e 8-të, nuk mundën të ruanin dot…
-
Skënderbeu dhe Vllaznia e mbyllin në barazim sfidën mes tyre. Një pikë nuk i vlen asnjërës skuadër
Ndeshja e luajtur në Korçë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, ka përfundfiuar 1 – 1, java e 10-të. Bismark vendosi pjesën e parë me golin e tij në minutën e 31-të. Në 45 minutat e dyta, Vllaznia u evidentua ndjeshëm më kërkuese, e ku u “shpërblye” me finalizimin e goleadorit Bekim…