Raporto Korrupsionin! KALLXO.com
Shiko hulumtimet e fundit nga Jeta në Kosovë dhe Drejtesia në Kosovë
- Website
- kallxo.com · all feeds from this site
- Feed URL
https://kallxo.com/feed/
Read it in your FeedListing reader
Or add to: Feedly Inoreader Raw feed
Latest posts
-
A do të përfundojë Vuçiq para drejtësisë?
Aleksandar Vuçiq e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e ushtroi atë. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e 25 tetorit, Serbia përballet me një sfidë që shkon përtej ndryshimit të Qeverisë: hetimin e korrupsionit,…
-
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 03.11.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Ky është orari sipas rajoneve:…
-
Dëshmitari tregon çfarë i kishte thënë i akuzuari në rastin e laboratorit të kultivimit të narkotikëve në Prizren
Në Gjykatën e Prizrenit më 02.11.2026 ka vazhduar gjykimi ndaj të akuzuarve Kushtrim Rexhaj, Lumbardh Bullatovci, Driton Morina, Erisa Mexhuani, Fejsal Hajredini, Shkelzen Kryeziu, Marinela Simonaj dhe Armando Simonaj, të akuzuar për vepra penale që lidhen me kultivimin,…
-
Prishtinë, banorët e një ndërtese vazhdojnë të rrezikohen nga fasada e shkëputur
Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Mehmet Gradica”, që prej më shumë se pesë muajsh nga një ndërtesë është shkëputur një pjesë e fasadës së mbështjellë me tjegulla. Kjo gjendje po i rrezikon banorët e lagjes, derisa Komuna e Prishtinës dhe kompania…
-
Aksident trafiku në Prishtinë
Një aksident trafiku është raportuar se ka ndodhur sonte më 02.11.2026 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Në adresë të KALLXO.com qytetarët kanë dërguar pamje të aksidentit ku shihet një veturë e dëmtuar. KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe është…
-
Gjykimi për konfliktin ‘Capat’ – Sekiraqët, dëshmitarja rrëfen momentet kur në lokal kishin filluar të shtënat me armë zjarri
Në Gjykatën e Prishtinës edhe më 02.11.2026 ka vazhduar procesi gjyqësor rreth konfliktit gjatë të cilit u përdorën armët – ndërmjet anëtarëve të familjes Gashi, të njohur si “Capat”, dhe anëtarëve të familjes Sekiraqa në Prishtinë. Në seancën e sotme dëshmi para Gjykatës kanë…
-
Disa shkolla në kryeqytet pa ngrohje, Komuna e fajëson Ministrinë e Financave për “bllokim” të mjeteve të projektit të efiçiencës
Sistemi i ngrohjes ende nuk është funksionalizuar në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Faik Konica” në Prishtinë, ndonëse temperaturat ishin nën 10 gradë Celsius sot më 02.11.2026. Pas një raportimi në KALLXO.com, një ekip e ka vizituar Shkollën “Faik Konica” dhe me të hyrë…
-
Tragjedia në Gjilan, foshnja që përfundoi në kujdesin e babait të dënuar për kanosje dhe të trajtuar në Psikiatri, raporti i QPS-së i dorëzohet Policisë
Vdekja e 27-vjeçarit Adonis Demiri dhe foshnjës së tij në fshatin Demiraj të Gjilanit ka ngritur pikëpyetje për rrethanat në të cilat foshnja kishte përfunduar nën kujdesin e babait, i cili më herët ishte dënuar për kanosje ndaj të fejuarës së tij, kishte pasur urdhër mbrojtës…
-
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Prokuroria pretendon se i pandehuri e vrau djalin e tij, i cili dyshohet se e kishte mbytur fëmijën e tij
Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit B.D., i dyshuar për vrasje të rëndë lidhur me rastin ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje tremuajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit. Gjykata ka aprovuar kështu kërkesën e…
-
Ndalohen dy persona, dyshohet se grabitën një shtetase të huaj në Pejë
Dy persona janë ndaluar nën dyshimet për një grabitje që ka ndodhur mbrëmë, më 01.11.2026, në Pejë. Të njëjtit dyshohet se kanë grabitur një shtetase të huaj. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. “Dy persona janë ndaluar me urdhër të u.d.…
-
Rama: Po e ngre alarmin, rreziku që të humbim organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” është serioz
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se rreziku që Kosova të humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” është serioz. Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama ka thënë se po i bën thirrje publike kryeministrit Albin Kurti që t’u përmbahet…
-
Ndryshime në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës, këto janë lëvizjet
Në strukturën drejtuese të Policisë së Kosovës janë bërë ndryshime, me ç’rast disa zyrtarë të lartë policorë janë transferuar në departamente dhe njësi të tjera. Sipas informacioneve që ka siguruar KALLXO.com, ndryshimet kanë përfshirë disa prej pozitave të rëndësishme në…
-
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Gjykata caktoi një muaj paraburgim për të dyshuarin
Gjykata e Gjilanit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit B.D., i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale – vrasje e rëndë, dhe – armëmbajtje pa leje. Sipas njoftimit të Gjykatës, në kërkesën e Prokurorisë për…
-
ZYRTARE: Renault Clio vetura më e shitur për 8 muajt e parë të 2026 në Kosovë
Një numër mjafton për ta treguar historinë: 206. Pikërisht kaq Renault Clio të rinj janë homologuar në Kosovë nga janari deri në gusht të vitit 2026, duke e vendosur modelin francez në krye të tregut. Jo vetëm në kategorinë e vet. Jo vetëm mes veturave urbane. Renault Clio është…
-
Veton Elshani emërohet drejtor i Departamentit të Kufirit në Policinë e Kosovës
Veton Elshani është avancuar në hierarkinë e Policisë së Kosovës, duke u emëruar drejtor i Departamentit të Kufirit. Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi vetë ai. KALLXO.com mëson se ky ndryshim ka ndodhur për shkak të nevojave operative të Policisë. Veton Elshani deri më tani ka…
-
Qeveria aprovoi projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë 4.27 milardë euro
Kabineti qeveritar ka miratuar sot më 02.11.2026 projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerën prej 4.27 miliardë euro. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, njoftoi se Projektbuxheti për vitin 2027 parasheh rritjen e koeficientit të pagave nga 110…
-
Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
Për udhëtarët nga Köln, PrishtinaTickets ofron rezervime në linjën Prishtinë–Köln–Prishtinë, me dy fluturime në javë. Biletat mund të kërkohen për të dy drejtimet e udhëtimit. Nëse po organizoni një vizitë apo një udhëtim pune, kontrolloni nisjen dhe kthimin së bashku për ta…
-
Sulmi kibernetik shënjestron frigoriferët e supermarketeve anembanë Europës
Frigoriferët e supermarketeve europiane po përballen përsëri me sulm kibernetik, me dyqanet në një pjesë të madhe të kontinentit nga Suedia deri në Belgjikë të goditura nga një sulm kibernetik të hënën (02.11.2026) që rriti temperaturat e tyre, duke i bërë jehonë incidentit të…
-
Vrasja që tronditi Gjilanin, Prokuroria kërkon paraburgim për 65-vjeçarin
Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.D., i dyshuar për vrasjen e rëndë, në rastin ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje tre muajshe në fshatin Demiraj të Gjilanit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, kërkesa për caktimin e…
-
Britania e Gjermania do të zhvillojnë bashkërisht Inteligjencë Artificiale ushtarake më 2027
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të inkorporojnë bashkërisht Inteligjencën Artificiale në forcat e tyre të armatosura, ka raportuar të hënën (02.11.2026) Euronews.…